Lëvizja/ Tre kryeministrat e vendeve të NATO-s do takohen me Zelenskyn në Kiev

15 March 2022, 10:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizja/ Tre kryeministrat e vendeve të NATO-s do takohen me Zelenskyn
Ndërtesë në Ukrainë e bombarduar nga rusët

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë pritet të vizitojnë Kievin ditën e sotme, për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita është konfirmuar nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit është të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC.

“Qëllimi i kësaj vizite është të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ministri polak.

Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës. Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit.


Video