Benjamin Hall është gazetari i Fox News i cili ka mbetur i plagosur në Ukrainë.
Lajmi u nda nga shefja ekzekutive e cila bëri të ditur se Ben ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.
“Kemi pak detaje tani, por Ben është shtruar në spital dhe ekipet tona në terren po punojnë për të mbledhur informacion shtesë", tha shefja ekzekutive e Fox News Suzanne Scott në një memo drejtuar punonjësve.
Scott tha se Fox do të sigurojë përditësime të mëtejshme, raporton CNN.
Hall e filloi karrierën e tij si korrespondent lufte, duke raportuar nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke paraqitur raporte për disa media si The New York Times, Sunday Times, Agence France-Presse dhe BBC.
Në vitin 2015, Hall iu bashkua Fox. Ai ka raportuar gjatë viteve nga zonat e rrezikshme të konfliktit, duke përfshirë Sirinë, Irakun dhe Afganistanin.
Hall aktualisht shërben si korrespondent i Departamentit të Shtetit të Fox-it. Ai është gjithashtu autor i “Brenda ISIS: Ngritja brutale e një ushtrie terroriste”.