A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
3 persona janë vënë në pranga në Itali, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Policia ka sekuestruar 7 kg kokainë shkruan media italiane Lanazione.
Sasia e kokainës u gjet pjesërisht e ndarë në banesën e njërit prej të arrestuarve e në një automjet.
Të arrestuarit sipas mediave italiane janë një 67-vjeçar kalabrez dhe dy të rinj, një 28-vjeçar italian dhe një 26-vjeçar shqiptar.
Ata akuzohen për shpërndarje të lëndës narkotike.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar në polici tre personat për shkak të lëvizjeve të tyre të dyshimta pranë Rrugës Galliano në Firence.