Sinn Fein, partia nacionaliste antikurorë fiton zgjedhjet në Irlandën e Veriut

7 May 2022, 18:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sinn Fein, partia nacionaliste antikurorë fiton zgjedhjet në

Sinn Fein, partia nacionaliste irlandeze fitoi shumicën e vendeve në parlamentin e Irlandës së Veriut, për herë të parë në histori.

Fitorja e partisë, që dekada më parë ka qenë krahu politik i ushtrisë çlirimtare të Irlandës (IRA) ishte parashikuar nga sondazhet.

Michelle O'Neill, udhëheqësja e Sinn Fein në Irlandën e Veriut, e quajti atë një "ditë historike" dhe tha se partia do të "punonte më shumë për të gjithë".

Që nga themelimi i Irlandës së Veriut, shteti me shumicë protestante është udhëhequr nga politikanë sindikalistë pro-britanikë.

Nëse rezultatet konfirmohen, Sinn Fein, ish-krahu politik i IRA-s, do të merrte postin e ministrit të parë në Belfast.

Partia ka bërë fushatë për çështje ekonomike, duke u paraqitur si një forcë progresive, por Sinn Fein gjithashtu dëshiron që Irlanda e Veriut t’i bashkohet pjesë tjetër të ishullit, Republikës së Irlandës.

Mes pikave të programit të partisë është ai që kërkon bashkimin e ishullit irlandez si "plani më i mirë, mundësia më e madhe për të gjithë ata që jetojnë në ishull".

Por, ndryshe armët, Sinn Fein tashmë po përdor diplomacinë. Në programin e saj janë edhe mbajtja e dy referendumeve për shkëputje nga kurora britanike dhe bashkim me Irlandën brenda pesë viteve të ardhshme.

Për dekada me radhë Irlanda e Veriut u trazua nga protesta dhe konflikte mes irlandezëve katolikë dhe anglezëve protestantë. Të parët kërkonin bashkimin me pjesën tjetër të Irlandës, ndërsa protestantët qëndrimin nën kurorë.


Video