Gjendet një 60-vjeçar i pajetë brenda një makine

6 May 2022, 23:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një 60-vjeçar i pajetë brenda një makine
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar me iniciale A.M është gjetur i vdekur në një automjet në lagjen Ortakoll në Prizren. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:40.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai tha në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.


Video