U rrëmbyen nga avioni, Bjellorusia dënon me burg studenten ruse

6 May 2022, 16:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U rrëmbyen nga avioni, Bjellorusia dënon me burg studenten ruse
Roman Protasevich dhe studentja ruse, Sofia Sapega

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar një studente ruse me gjashtë vjet burg, një vit pasi ajo dhe partneri i saj gazetar disident u zbritën nga avioni i Ryanair dhe u arrestuan.

Sofia Sapega po udhëtonte me Roman Protasevich për në Lituani kur avioni i tyre u devijua me forcë për në Minsk.

Rasti shkaktoi reagime në mbarë botën dhe sanksione të reja kundër qeverisë së Aleksandër Lukashenkos. Gjykata tha se ajo ishte fajtore për nxitjen e trazirave sociale dhe mosmarrëveshjes.

Ajo u shpall gjithashtu fajtore për mbledhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të informacionit për jetën private të një personi të paidentifikuar pa pëlqimin e tij.

Autoritetet në Bjellorusi e kishin akuzuar më parë për organizimin e trazirave.

Protasevich ishte redaktor i kanalit Nexta Telegram, me bazë në Poloni, i cili publikoi video dhe informacione nga vala e protestave gjigante në rrugë kundër Presidentit Lukashenko që filloi në verën e vitit 2020.


Video