Sherri për pronën, polici vret vëllanë me armën e shërbimit në Kosovë

7 May 2022, 17:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherri për pronën, polici vret vëllanë me armën e

Një efektiv policie në Kosovë ka vrarë me armën e shërbimit vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Lipjanit mesditën e kësaj të premteje.

Mediat kosovare bëjnë me dije se autori është efektivi Milorad Subariq, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait, Dragisa Subariq duke e lënë të vdekur.

Shkaku i vrasjes dyshohet të ketë qenë sherri për një pronë. Autori është arrestuar nga policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës


Video