Rusia akuzon SHBA: Është e përfshirë direkt në luftën në Ukrainë

7 May 2022, 20:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia akuzon SHBA: Është e përfshirë direkt në

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka shkatërruar infrastruktura strategjike të telekomunikimit dhe rrugore në rajonin e Transnistrias në Moldavi, por që kontrollohet nga forcat ruse dhe de fakto vetëqeveriset prej pavarësisë së këtij vendi nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Autoritetet folën për dronë që kanë goditur zonën, por nuk raportuan viktima. Ndërkohë, kreu i Dumës, Vyachslav Volodin akuzoi SHBA për përfshirje direkte në luftë, jo vetëm përmes armatimeve për Ukrainën.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për furnizim me armë dhe pajisje. Uashingtoni koordinon dhe zhvillon operacionet ushtarake për llogari të regjimit nazist në Kiev, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në armiqësitë kundër vendit tonë”, tha ai.

Ai u referohej raportimeve se inteligjenca ushtarake amerikane ka ndihmuar Ukrainën me informacione për të goditur luftëanijet ruse në Detin e Zi.

 


Video