Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Albin Kurti konfirmon arrestimet: Do të përballen me drejtësisë!

30 Nëntor 2024, 13:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar arrestimin e disa personave të dyshuar si përgjegjës për shpërthimin masiv të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në kanalin Ibër-Lepencës në fshatin Varagë të Zubin Patokut.

Teksa është nisur drejt vendit të ngjajres i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai ka bërë me dije se policia ka nisur një sërë opecacionesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim kapjen sa më parë të autorëve përgjegjës për këtë akt kriminal.

Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës,” u shpreh Albin Kurti. 

Ndërkohë kreu qeveritar bën me dije se të gjitha strukturat e posaçme janë në gadishmëri për riparimin sa më parë të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi masiv si dhe për të furnizuar normalisht me ujë dhe energji zonat vartëse nga ky kanal.

Ky sulm terrorist e kriminal ka dëmtuar strukturën kritike, ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta riparojmë dëmin, ndonëse  jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliç edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, tha Kurti.

Video