Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Shpërthimi i fuqishëm i mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Zyrtarët e shtetit të Kosovës kanë bërë fajtor Serbinë për sulmin e fuqishëm.
Ndërkohë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa pamje nga shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë.
Mujka gjithashtu ka njoftuar se në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.