Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Një tjetër sulm teknologjik dyshohet se është realizuar këtë herë në qytetin Alepo të Sirisë.
Forcave ushtarake të Bashar Al-Assad raportohet se u kanë shpërthyer në duar radiomarrësat, një ngjarje e ngjashme me atë çka u ndodhi militantëve të Hezbollahut në Liban.
Sakaq, forcat rebele siriane raportohet se kanë avancuar brenda Alepos duke marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qytetit si dhe godina të rëndësishme institucionale.
Nga ushtria siriane mendohet të ketë patur pak ose aspak rezistencë, teksa janë tërhequr në masë të madhe, së bashku me kolegët e tyre rusë.