Grushta dhe karrige kokës, përleshje në Dortmund me tifozëve, lëndohen 5 anglezë (VIDEO)

10 Korrik 2024, 22:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Huliganët holandezë kanë plagosur pesë tifozë të Anglisë pas disa incidentesh në lokalet e Dortmundit, qytetit ku zhvillohet gjysmëfinalja.

Shkak i përleshjeve raportohet se ishte tentativa e huliganëve holandezëve për të marrë flamurin e “Saint George”, flamurin anglez.

Sipas “DailyMail”, në platformën X janë shfaqur video të grupeve të njerëzve të veshur me bluzat portokalli të “Oranje” teksa hedhin stola jashtë restorantit Sausalitos në Gjermani, përpara ndeshjes gjysmëfinale.

Policia ka thënë se ka dhe grupe huliganësh në mesin e dhjetëra-mijëra tifozëve holandezë të pranishëm në Dortmund. Policët britanikë këshilluan tifozët e Anglisë të qëndrojnë në zona ku ka prani të madhe të forcave gjermane të rendit, në mënyrë për të pasur mbrojtje prej tyre.

Një anëtar i stafit të barit në restorant pretendoi se përleshja shpërtheu pasi tifozët holandezë u përpoqën të vidhnin një flamur nga mbështetësit e Anglisë.

Sipas “DailyMail”, referuar të pranishmëve, kishte provokime nga të dyja palët e tifozëve.

“Holandezët u thoshin anglezëve se do të shkonin në shtëpi dhe do të humbnin sonte. Pastaj pashë tifozët holandezë duke u përpjekur të merrnin flamurin e Anglisë dhe atëherë filluan telashet. Tifozët holandezë filluan të hidhnin sende, karrige dhe shishe dhe më pas tifozët e Anglisë u kundërpërgjigjën”- tha një dëshmitar për “Daily Mail”.

Video