
Bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatori të garave në BBC, John Hunt kanë mbetur të vrara pas një sulmi të dyshuar me hark.
Mediat në vend raportojnë se Policia në Londër është vënë në kërkim të një të riu në veri të qytetit, i cili dyshohet të jetë autor i sulmit.
Viktimat janë Carol Hunt, 61 vjeç dhe dy vajzat Louise, 25 vjeç dhe Hannah, 28 vjeç. Sipas policisë, ato vdiqën në banesën e tyre në Ashlyn Close, Bushey, Hertfordshire, të martën mbrëma.
Si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë, policia ka identifikuar Kyle Clifford, 26 vjeç nga Enfield i Londrës.
Ndërkohë qytetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg tij pasi mund të jetë ende duke lëvizur me harkun e shigjetat.
A manhunt is under way for 26-year-old suspect Kyle Clifford after three women were killed in Bushey, Hertfordshire.
— Sky News (@SkyNews) July 10, 2024
Police have urged the public not to approach Mr Clifford ???? https://t.co/HvwC1SrirN pic.twitter.com/mfLjNo2leU