Tre shqiptarë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe, dy prej të cilëve janë kapur me një sasi kokaine, ndërsa tjerti është arrestuar në një banesë ku kultivohej kanabisi.
Dy shqiptarët Denis Lami dhe Valter Kabilo u ndaluan në autostradën M5, pranë Clyst Honiton, dhe gjatë kontrollit Valter Kabilos iu gjet në xhep një sasi prej 51.65 gram kokainë.
Ata kishin shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe në 2020-ën duke paguar rreth 20 mijë paund. Për disa kohë kishin punuar në lavazh dhe ndërtim, deri sa, sipas dëshmisë së tyre, ishin ngatërruar me një bandë kriminelësh në Devon. Denis Lami mohoi të kishte lidhje me drogën Ai tha se po transportonte mikun e tij me makinë, dhe vetë do të shkonte buzë detit pasi ishte një ditë me diell.
Ndërsa një tjetër shqiptar, Sebastian Jahja është arrestuar në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Llanelli, Uells.
24-vjeçari, ashtu si edhe bashkëatdhetarët e tjerë ka deklaruar në gjykatë se kishte shkuar në Britani për një jetë më të mirë, dhe ishte detyruar të punonte si kopshtar i bimëve të kanabisit për të paguar borxhet.