Shpërndanin kokainë në Brescia, arrestohen 15 shqiptarë dhe italianë

13 July 2023, 15:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërndanin kokainë në Brescia, arrestohen 15 shqiptarë dhe
Foto ilustruese

Një grup i shpërndarjes së kokainës në Brescia të Italisë është goditur nga policia gjatë një aksioni që çoi në ndalimin e 15 personave.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur që prej vitit 2019, me metoda speciale, përgjime telefonash dhe GPS. Besohet se ky grup ka arritur të shpërndajë një sasi prej 6.5 kilogram kokainë gjatë kohëve të fundit.

Gjatë aksionit u ndaluan 15 persona, shqiptarë dhe italianë, për 4 nga të cilët është dhënë masa arrest me burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 me ndalim largimi nga vendi.

Po ashtu u sekuestruan edhe 600 gram kokainë si dhe 5,000 euro “cash”. Për identifikimin e shqiptarëve dhe ndalimin e tyre autoritetet italiane bashkëpunuan me ato ndërkombëtare si dhe me policinë e Lezhës.


Video