Kur do bëhet Ukraina anëtare e NATO-s? Joe Biden: 1 orë e 20 minuta pas lufte

12 July 2023, 21:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur do bëhet Ukraina anëtare e NATO-s? Joe Biden: 1 orë e 20
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Volodomyr Zelensky i Ukrainës gjatë takimit në Samitin e NATO-s

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është takuar gjatë samitit të NATO-s në Lituani me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky.

Biden ka shprehur mbështetjen e SHBA për Ukrainën në luftën kundër pushtuesve rusë duke thënë se e ardhmja e vendit është në NATO.

"Zoti Zelensky dhe unë folëm për llojin e garancive që mund të japim ndërkohë... angazhimet afatgjata që po bëjmë mbështeten nga nocioni se ndërkohë, ne do t'i ofrojmë siguri Ukrainës për nevojat e saj dhe kundër çdo agresioni që mund të ndodhë”, tha Biden.

I pyetur nga gazetarët se sa kohë do t’i duhet Ukrainës që të bëhet anëtare e NATO-s pasi lufta të ketë përfunduar, Biden tha “1 orë e 20 minuta”, një përgjigje që shkaktoi të qeshura te të pranishmit.


Video