Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vijon mes tensioneve seanca në parlamentin e Kosovës. Vetëm pak çaste më parë deputetët e opozitës janë ngritur në protestë.
Ata janë shfaqur me dy pankarta në duar ku lexohet “Zravo Kurti” dhe “Zdravo Kusari”, që do të thotë “përshëndetje” në serbisht, një ironi pas publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusarit teksa diskutonte në telefon me një deputet të Listës Serbe.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar për disa çaste foltoren, ndërsa Time Kadrijaj e Albanë Bytyqi nga AAK kanë hedhur një shishe që ka përfunduar drejt kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjfca.
Më herët, në Kuvendin e Kosovës shpërtheu dhuna pasi një deputet i opozitës lagu me ujë kryeministrin Albin Kurti.