“Shishen e gjujti Bislimi”, Rama: Demokracia s’mund të katandiset kush gjujti i pari! Sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës

13 July 2023, 16:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shishen e gjujti Bislimi”, Rama: Demokracia s’mund të
Kryeministri Edi Rama / Dhuna në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për episodin e dhunës në Kuvendin e Kosovës, mesa duket i nxitur nga reagimet e shumta që ka marrë nga ata të cilët i kanë shpjeguar se ishte ministri i Albin Kurtit, Besnik Bislimi, ai që “gjuajti i pari me shishe”.

Në një tjetër postim në Twitter, Rama thotë kur demokracia parlamentare katandiset në pikën se kush ka gjuajtur i pari, atëherë ka një “problem me kuptimin e demokracisë”.

Tesksa i qëndron asaj që tha më herët, se opozita e Kosovës duhet të distancohet nga dhuna në Kuvend, Rama gjithashtu shkruan se “Kosova ka rënë shumë poshtë në sytë e botës demokratike”.

“Çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon”, shkruan Rama, “por e dëmton edhe më shumë reputacionin e Kosovës”.

Reagimi i plotë i Ramës:

Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!


Video