Deputetja e PS, Ermonela Felaj i është përgjigjur deputetëve të opozitës, të cilët e quajtën rrugaçe e gore.
Felaj tha se ata janë të frustruar dhe se i meritojnë të gjitha etiketimet që përdori.
“Si një replikë me të gjithë ata që guxojnë ta përdorë pozitën e deputetit për të nxjerë frustrimin e tyre. Jam Ermonela Felaj dhe askush nuk më bën dot moral as për fjalët dhe për qëndrimet. Qëndrimet e mia janë të shprehura e zeza në të bardhë. Kushdo mund t'i lexojë. Parafolësi njihet që është gënjeshtar, për kopjet se si ja marrin dhe shpërndajnë fjalët. Ata kolegë që shpifin gënjejnë dhe gënjen, do më vinte keq se janë të frustruar, por sot nuk më vjen keq se i meritojnë një për një të gjitha ato cilësime që i përdora pak më parë”, tha Felaj.
Ndërkohë Bardhi vijoi me thirrjet ‘Nxirreni jashtë atë rrugaçe’.