Arrestohet ish-kryetari i bashkisë në Fushë Arrëz

13 July 2023, 08:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet ish-kryetari i bashkisë në Fushë Arrëz
Fran Tuci

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar një natë më parë nga SPAK.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Nën hetim nga SPAK është edhe administratori i njësisë i cili është lënë në arrest shtëpie si dhe fadromisti me detyrim paraqitje.

Mësohet se kryetari ka lejuar disa fshatarë të pastrojnë një rruge 1 km në një fshat të thellë të Fushë Arrëzit me fondet e komunitetit.

Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

 


Video