Bundestagu gjerman voton pro dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë

28 April 2022, 19:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bundestagu gjerman voton pro dërgimit të armëve të

Të enjten Bundestagu votoi me shumicë të qartë për dërgimin e armëve të rënda në ndihmë të Ukrainës.

Në fund opozita e Unionit CDU/CSU dhe partitë e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP shuan grindjen për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe votuan së bashku për dorëzimin e tyre. Rezultati: 586 vota pro, 100 kundër, 7 abstenime. Grupet parlamentare E Majta dhe AfD refuzuan.

Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.

Gjermania qëndron e vendosur në krah të Ukrainës në luftën e saj për liri, theksojnë parlamentarët gjermanë. Mbështetja për të drejtën e vetëmbrojtjes e Ukrainës është me rëndësi për mbrojtjen e paqes dhe lirisë në Europë dhe po ashtu për kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike.

Në lidhje me dërgimin e armëve thuhet, se "në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara Gjermania dërgon armë për vetë mbrojtje në Ukrainë dhe miraton dërgimin nga shtete të treta. " Kjo vlen edhe për dërgimin e armëve të rënda në ujdi me partnerët e NATO-s.

Vetëm para pak ditësh Gjermania bëri një kthesë ntë dytë në politikën e saj ndaj Ukrainës duke vendosur të dërgojë armë të rënda. Në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, kishte bërë të ditur, dërgimin e tankeve kundërajrore. duke theksuar se "ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s".


Video