Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kosovë, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.
Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.
Video e marrë nga Kallxo"