Rusia: Khersonin e kemi pushtuar, nga 1 maji do përdorë rubla

28 April 2022, 07:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia: Khersonin e kemi pushtuar, nga 1 maji do përdorë rubla

Rajoni i Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të kalojë në përdorimin e rublës nga 1 maji.

Lajmi është raportuar nga mediat perëndimore, të cilat citojnë  median shtetërore ruse Ria Novosti.

Nënkryetari i Administratës Civile-Ushtarake të rajonit, Kirill Stremousov, tha për agjencinë e lajmeve RIA-Novosti se periudha e tranzicionit do të zgjasë deri në katër muaj, gjatë së cilës do të qarkullojnë rubla ruse dhe hryvnia ukrainase.

Pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse.


Video