Rusia ka hedhur poshtë akuzat se po përdor furnizimet me gaz natyror si një mjet shantazhi.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nënvizoi se Moska është një furnizues i besueshëm i energjisë.
Shkak i bllokimit të furnizimeve me gazin rus për Poloninë dhe Bullgarinë, sipas palës ruse është bërë refuzimi i këtyre vendeve për të paguar në monedhën ruse, Rubla.
Peskov nuk tha se sa vende kanë rënë dakord të paguajnë për gazin në Rubla, por tha se Rusia prezantoi rregullin e ri për shkak të sanksioneve të marra nga vendet perëndimore për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
“Kjo nevojë është diktuar nga fakti se, siç e dini, një sasi e konsiderueshme e rezervave tona janë bllokuar ose – thënë ndryshe – vjedhur. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh”, u shpreh Peskov duke i dhënë edhe një përgjigje në këtë mënyrë edhe BE që akuzoi Moskën se po e përdor gazin për të shantazhuar.
Peskov paralajmëroi se edhe vendet e tjera do të kenë të njëjtin fat si Polonia dhe Bullgaria për të paguar sipas sistemit të ri atëherë furnizimi me gaz mund të ndërpritet.