Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Kosovës ka arrestuar Fazli Kikajn, 76-vjeçarin nga Prizreni i cili u demaskua pak ditë më parë nga një emision televiziv në Shqipëri.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi. Për të njëjtin, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur dje hetime.