Tan Agolli shpall fituesin: “Vëllezërit Hysa” do të “ndihmojnë” Alabbarin për të mbushur me rërë detin në Durrës!

14 Shkurt 2025, 23:03Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mohamed Alabbar dhe Dritan Agolli - Foto ilustrim

Në dhjetor të vitit 2024, VoxNews denoncoi tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, për të mbushur me rërë detin në Durrës. Projekti i FSHZH-së ishte një “ndihmë” për firmën “EMAAR”, të Mohamed Alabbar, kompani e cila po ndërton në territorin shtetëror të Portit të Durrësit një kompleks të madh pallatesh, hotele, restorante e apartamente. Fondi i akorduar ishte plot 6 milionë euro, teksa redaksia jonë analizoi dokumentet shoqëruese ku rezulton se prej edhe zonën e Alabbarit.

Ditët e fundit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e këtij tenderi, ku fitues ka dalë kompania “Vëllezërit Hysa”, e cila ka mundur me “fotofinish” firmën “Fusha”, aq shumë të favorizuar në procedura të tjera nga vetë Agolli. Por, duke qenë se oferta e “Vëllezërve ...” ishte më e ulët, si dhe drejtuesit e firmës “Fusha” u akuzuan së fundmi, Agolli ka luajtur në mbrojtje, duke mos dashur të përflitet në këto kohëra.

Tan Agolli shpall fituesin: “Vëllezërit Hysa” do të
Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për mbushjen me rërë të bregdetit të Durrësit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka finalizuar në datën 12 shkurt 2025 tenderin e shumë përfolur të mbushjes me rërë të bregdetit të Durrësit. Fitues ka dalë kompania “Vëllezërit Hysa”, e cila ka ofruar 365 milionë lekë. E dyta doli firma “Fusha” me ofertë 457 milionë lekë.

Objekti i tenderit ishte “ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare”. Kërkohet riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës. Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.

Tan Agolli shpall fituesin: “Vëllezërit Hysa” do të
Në foto: Denoncimi i VoxNews për tenderin e mbushjes me rërë të bregdetit

Në dhjetor 2024, VoxNews denoncoi procedurën e hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Prej disa kohësh, në territorin e Portit të Durrësit kanë filluar ndërtimet e apartamenteve, restoranteve, bareve dhe hoteleve, ku qeveria shqiptare ka negociuar me firmën nga Emiratet e Bashkara Arabe për t’i falur të gjithë truallin. Në projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet ‘Durrës Yacht & Marina’, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe. Ndërkohë, paralelisht me këto ndërtime, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hapur një tender me vlerë 6 milionë euro për të mbushur me rërë një pjesë të bregdetit në Durrës. Ka dyshime se projekti është një ‘ndihmë’ që kreu i këtij institucioni, i shumë përfoluri Dritan Agolli, po i jep Alabbarit”, shkruante redaksia jonë.

Por, çfarë parashikohet të bëhet në atë zonë?!

VoxNews shfletoi dokumentet shoqëruese, ku shkruhet se bregdeti i Durrësit në jug të Portit e deri tek fundi i shëtitores së re te godina e Kavalishencës.

“Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durres Yaht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi, zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 metra” thuhet në këto dokumente. Pra, mjaft qartë se investimi është një “mbështetje” për projektin e Alabbarit!

Tan Agolli shpall fituesin: “Vëllezërit Hysa” do të
Faksimile: Specifikimet teknike, ku shihet në hartë që investimi prek edhe pjesën e Portit të Durrësit, ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”

Tan Agolli shpall fituesin: “Vëllezërit Hysa” do të

Fondi i Zhvillimit shkruan në dokumente se synohet që zona të ketë një pamje të re.

“Objekt i këtij raporti është përshkrimi i rehabilitimit të plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 metra përgjatë zonës që do të arrihet nëpërmjet punimeve, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit”, thotë Fondi.

Po ku do të jetë planvendosja e projektit të ri?

Agolli shkruan në dokumentet shoqëruese se “struktura e paraqitur nga projekti ‘Durres Yaht Marina’ është marrë nga projekt idetë e realizuara në fazat e para të zhvillimit të ketij projekti”. Këto zona janë ndarë në 3 pjesë, e para nga kufiri i Portit të Durrësit deri tek skoliera e re, e dyta nga skoliera deri te “Hawai Beach Bar”. Dhe zona e tretë deri në fundin e shëtitores së re pranë Kavalishencës.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video