Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po tenton ta kthejë QSUT-në në një qendër tregtare!

27 Janar 2025, 11:58Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tan Agolli

Një agjenci e krijuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po tenton të kthejë spitalin më të madh në vend në një qendër tregtare, ky synimi nuk do të jetë kurimi i pacientëve, por zhvatja e tyre. Alfred Dalipi, dikur këshilltar për mediat në Kryeministri, më vonë zv.ministër apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PS-së, drejton prej disa vitesh Agjencinë Ekonomike Mbështetëse, e cila filloi aktivitetin e saj duke vjelë tarifën e parkimit në QSUT.

Shumë shpejt Dalipi mori “frenat” e kësaj Agjencie, teksa si fillim shtrenjtoi këtë biletë dhe tani menaxhon një mori parkimesh në të gjithë Shqipërinë. Projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të bërë në territorin e spitalit një hotel dhe një parkim me kate ka sjellë që kjo Agjenci të kthehet në një biznes i madh, ku kreu i Fondit ka krijuar një “bandë” për ta menaxhuar.

Krahas Dalipit, anëtar i Agjencinë Ekonomike Mbështetëse janë figura që kanë pasur lidhje me të gjitha fushat, që nga drejtësia, prokurimet, biznesi apo edhe vetë politika, të cilët kontrollojë milionat e mbledhura. Ata prokurojnë muaj për muaj dhjetëra miliona euro, ndërkohë që me lidhjet e tyre ia kanë dalë që të mos hetohen nga organet ligjzbatuese, ato të prokurimeve apo të mos jenë edhe objekt sulmi edhe i vetë PD-së. Duke “dorovatur” të gjithë bizneset, majtas apo djathtar, “banda” ka arritur që ta kthejë Fondit dhe vetë Agjencinë Ekonomike të saj, në “të paprekshëm”, teksa gjeneron miliona euro.

Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po
Faksimile: FSHZH ka akorduar një shumë prej 12 milionë eurosh për të ndërtuar një hotel dhe një parkim në QSUT

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi (https://www.voxnews.al/investigim/salillari-dhe-isufaj-do-te-ndertojne-me-12-milione-euro-hotelin-dhe-p-i80196) një procedurë të dyshimtë për ndërtimin e një kompleksi në QSUT. Fondi shkruan në dokumente se projekti përbëhet nga dy ndërtesa me pesë kate mbi tokë dhe një kat nëntokë.

“Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës. Ndërtesa e parkimit pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës. Ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit” thuhet në këto dokumente.

Fitues të kësaj procedure doli bashkimi i operatorëve ekonomikë “SALILLARI” dhe me subjekt mbështetës firmën “ASL”. Këto firma ofruan rreth 12 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre.

Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po
Faksimile: Agjencia Ekonomike Mbështetëse është krijuar nga FSHZH në vitin 2018

Por, kush pritet t’a menaxhojë hotelin dhe parkimin? Këtu futet Agjencia Ekonomike Mbështetëse, e cila prej vitesh operon në QSUT. Sipas ekstraktit në QKB, administrator i kompansië është z. Alfred Dalipi, dikur zëdhënës për shtyp, më pas zv.ministër e deputet i PS-së. Objekti i kompanisë është “investimi dhe menaxhimi i aktiviteteve ekonomike në fushën e turizmit, kulturës, hotelerisë, shërbimeve me interes publik, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, energjisë së rinovueshme, aktivitet tregtar, import-eksport”.

Por, firma shtetërore mund të japë me qira objekte dhe mund të realizojë operacione financiare. Gjithashtu kryen edhe shërbime transporti rrugor dhe ujor kombëtare dhe ndërkombëtar. Objekti parashikon edhe grumbullim dhe ëprpunim i bimëve medicinale, agrobiznes dhe shërbim dhe organizim i eventëve.

Kjo Agjenci, sipas QKB-së, ka në kontroll parkimin në Berat në sheshin “Teodor Muzaka” me sipërfaqe 7.530m2, parkimin në sheshin “Çerçiz Topulli”, Qendrën e Zhvillimit rajonal Korçë, Kompleksin Agroturistik në Belsh apo edhe vilat në Kelmend, Vermosh dhe parkimin në Valbonë. Gjithashtu edhe parkimin gjigant në QSUT.

Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po
Faksimile: Agjencia Mbështetëse ka administrator ish-deputetin, kryetar bordi Tan Agollin dhe anëtarë ish-prokurorë, drejtues firme apo edhe ish-kreun e KPP-së

Agjencia Ekonomike Mbështetëse, sipas QKB-së, ka si administrator z. Alfred Dalipi. Ndërkohë, ka një super bord, që kontrollon çdo vendimmarrje të saj. Kryetar i bordit është vetë Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë, anëtar është z. Dritan Rreshka, i cili ka qenë më parë prokuror dhe pas shkarkimit nga Vetingu u emërua drejtor juridik e tani zv.drejtor i FSHZH-së. Në momentin e publikimit të pagave, z. Rreshka përfitonte një pagë më të lartë sesa e kreut të SPAK-ut.

Pra, një emër i njohur i drejtësisë që shkon te FSHZH. Të jetë rastësi apo një mburojë e mirë për hetime të mundshme?!

Ndërkohë, Agjencia ka si anëtar bordi edhe z. Gentian Këri, i cii mban postin e drejtorit në FSHZH. Z. Këri ka qenë më parë kreu i Komisionit të Prokurimit Publik apo edhe nëpunës i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, në momentin më kritik të saj, kur është drejtuar nga Ilir Beqja. Edhe paga e tij, ashtu si e gjithë punëtorëve të tjerë të FSHZH-së ka qenë e lartë.

Deri këtu kemi 4 emra të fuqishëm te kjo Agjenci; Agollin, Dalipin, Rreshkën dhe Kërin. Por nuk përfundojnë këtu, pasi anëtar bordi është edhe Arben Skërnderi, dikur një ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës ku ka qenë edhe Tan Agolli. Anëtari i fundit i bordit është z. Fatjon Nanaj, i cili ka qenë edhe punonjës i firmave private të familjes Agolli. Ai ka qenë administrator në firmën “Magnum”, e cila ka pasur pronar bashkëshorten e Tan Agollit, Rovena Agolli.

Pra të gjithë emrat e mësipërm drejtojnë Agjencinë Mbështetëse, të cilën e kanë kthyer në një biznes privat. Por nëse do të emërosh ish-prokurorë, ish drejtues të prokurimeve apo edhe njerëz të afërt të familjes, a nuk është një kontroll total? Madje, duke menazhuar një mori investimesh të FSHZH-së në të gjithë Shqipërinë, të cilat po bëhen nga fondet buxhetore, të marra në formën e kredive.

Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po
Faksimile: Tenderët e QSUT-së për të pastruar dhe mirëmbajtur ambientet e hapura në spital, që përdoren për parkim

Por nëse Agjencia Mbështetëse e Fondit vjel biletën e parkimit në QSUT, ku tashmë vlera ka shkuar në 1 mijë lekë në 24 orë, vetë Spitali mundohet të mirëmbajë dhe pastrojë ambientet e hapura.

Luftë për pushtet/ “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po
Faksimile: Tenderët e QSUT-së për të pastruar dhe mirëmbajtur ambientet e hapura në spital, që përdoren për parkim

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, QSUT ka hapur tenderin e procedurës së prokurimit “shërbim i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra për Qendrën Spitalore Universitre ‘Nënë Tereza’ për 24 muaj”. Fondi limit i akorduar është 17.8 milionë lekë, ose me TVSH shuma shkon në mbi 200 mijë euro. Bëhet fjalë për “mbjellje dhe shërbimet e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra”.

Ndërkohë spitali ka hapur edhe tenderin “shërbimi i pastrimit të ambienteve të jashtëm në QSU ‘Nënë Tereza’”. Sërish fondi është 18 miionë lekë, ose me TVSH shuma shkon sërish më shumë se 200 mijë euro. Në këtë tender bëhet fjalë për “pastrim i pjesëve të jashtme të ndërtesave”.

Këto ambiente të jashtme përdoren çdo ditë nga Agjencia për parkim. Aq sa sipërfaqe të gjelbërta ka shumë pak ose aspak në QSUT. Babëzia e parkimit ka sjellë që spitali të kthehet në një qendër tregtare, me parkime dhe lokale aktualisht dhe më vonë ndoshta me hotele dhe restorante.

Video