VoxNews denoncoi që në korrik të 2022 skemën e pastrimit të parave nga Evis Berberi!

14 Mars 2024, 10:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Berberi

Më urdhër të SPAK u arrestua, Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së që akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

VoxNews ishte media e parë e cila publikoi investigimin me datë (10 korrik 2022).

Lajmi i publikuar nga VoxNews dy vite më parë me titull, "Drejtori i ARRSH i jep tendera kompanisë së tij. Lidhja e Berberit me DAAM sh.p.k dhe mbyllja e syve të SPAK përballë një mega-skandali".

VoxNews denoncoi që në korrik të 2022 skemën e pastrimit

Spas investigimit të publikuar nga VoxNews, kompania me emër tregtar  “B – VAAL ENG – 10” dhe numër NIPT L72205042F rezulton, sipas të dhënave të dorëzuara në QKB e themeluar nga Valter Begaj më 4 tetor të 2017-s.

11 muaj nga themelimi i kësaj kompanie sipas VoxNews, më 14 shtator të 2018-s, Begaj (i cili u arrestua ditën e sotme) ja shet të gjithë kompaninë Evis Berberit për 100 mijë lek.

Një muaj pasi e bleu, Berberi i ndryshon emrin dhe nga “B – VAAL ENG – 10” kompania bëhet “DAAM”. Më 18 shkurt 2019, kohë kur Evis Berberi emërohet këshilltar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës e shet kompaninë po për 100 mijë lek te shtetasja Brunilda Buli.

Vlera e njëjtë e shitjes-blerjeve të kompanisë nga Begaj te Berberi dhe më pas të Buli sugjeron se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangë konfliktin e interesit.

Për më tepër, lidhja me drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi me Valter Begajn nuk del vetëm te transaksioni i shitje-blerjes së kompanisë “B – VAAL ENG – 10”, që më vonë iu ndryshua emri në “DAAM”.

Nga shtatori 2018-të, kur Berberi bleu kompaninë e Begajt, ai ka punuar në të njëjtën zyrë me të.

Nga të dhënat e QKB-së, veç kompanisë “B-VAAL ENG-10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B-VAAL ENGINEERING”.

Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017-s, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi.

Ashtu si “B-VAAL ENG-10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe "B-VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “NET-Group”. Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike.

Kompania “NET-Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lek me TVSh për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Veç kësaj, nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, kompania rezulton fituese edhe për mbikëqyrjen e tre projekteve në Bashkinë e Durrësit me një vlerë totale rreth 10 mln lek./VoxNews

Video