Çfarë ndodh nëse fillon lufta? Sondazhi: Shqiptarët gati të mbrojnë Kosovën, serbët dalin “frikacakë”

12 Mars 2024, 20:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një në dy të rritur në mbarë botën deklarojnë se do të luftonin për vendin e tyre nëse do të kishte një luftë, një i tretë jo, dhe të tjerët nuk janë të sigurt, sipas një ankete të fundit të publikuar nga Gallup International.

Duket se vullneti për të luftuar është ulur pas shpërthimit të disa konflikteve në vitet e fundit. Në vitin 2014, për shembull, kur dëshmuam aneksimin e Krimesë nga Federata Ruse, qëndrimet për të njëjtën çështje në mbarë botën ishin 61 për qind të gatshëm për të luftuar dhe 27 për qind me mendim të kundërt.

Ndërkohë në raportin e fundit, vetëm 52 për qind e të anketuarve në të gjithë botën janë të gatshëm të luftojnë kundrejt 33 për qind që thonë jo.

 

Çfarë ndodh nëse fillon lufta? Sondazhi: Shqiptarët gati

Ndërkohë, shumica dërrmuese e shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, janë të gatshëm që të rrokin armët për të mbrojtur vendin në rast të një lufte.

Çfarë ndodh nëse fillon lufta? Sondazhi: Shqiptarët gati

 

Sipas të dhënave, 79 % e qytetarëve në Kosovë janë të gatshëm që të luftojnë për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti.

Në Shqipëri 60 % e popullatës është e gatshme për të kapur armët për mbrojtjen e vendit në luftë.

Serbët, ndërkohë, kanë rezultuar si ndër më frikacakët në këtë renditje. Vetëm 36% e popullatës shprehet gati për të mbrojtur Serbinë në rast lufte.

Vendet më të gatshme (përgjigjet “po”) për të luftuar përfshijnë Armeninë (96%), Arabinë Saudite (94%), Azerbajxhanin (88%), Pakistanin (86%) dhe Gjeorgjinë (83%).

Çfarë ndodh nëse fillon lufta? Sondazhi: Shqiptarët gati

Ata më pak të gatshëm (përgjigjet “jo”) janë Italia (78%), Austria (62%), Gjermania (57%), Nigeria (54%) dhe Spanja (53%).

Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023. Marzhi i gabimit për anketën është midis +3-5% në nivelin 95% të besimit.

Video