Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genci Gjokutaj ka zbërthyer kuptimin e pyetjeve që klienti i tij i bëri gjyqtares Irena Gjoka në distancë në një nga daljet e tij në ballkonin e banesës, ku qëndron prej 2 muajsh i izoluar.
Berisha e ka cilësuar gjyqtaren llum dhe e ka pyetur nëse është përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së, apo nëse ka mbajtur ndonjëherë mbiemrin Spata. Ish-Kryeministri nuk ka dhënë më shumë hollësi lidhur me akuzat që i drejtonte gjyqtares.
‘I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti? Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua’, deklaroi ai mbrëmjen e së premtes.
Ishin këto pyetjet e Berishës, që nga ana e gjyqtares janë kaluar në heshtje. Por, ai që ka dhënë përgjigje ka qenë avokati Genci Gjokutaj. Avokati i ish-Kryeministrit thotë se gjyqtares Irena Gjoka i është dashur mbiemri Spata dhe për këtë ka siguruar një çertifikatë false në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook ai shton se ky falsifikim është zbuluar nga Komisariati i Policisë së Janinës, nga shenjat e gishtërinjve. Sipas mbrojtësit ligjor të Berishës, qëllimi i gjyqtares ka qenë për t’u martuar me një shtetas grek.
Genci Gjokutaj bën publik edhe një detaj tjetër, ku akuzon gjytaren se në vitin 2017 ka bërë nje blerje afro 90 mije € në shtetin grek dhe për të cilën ka marrë 20% të faturës së blerjes mbrapsht në kufi.
Gjyqtarja Irena Gjokuta është shkarkuar në vitin 1996 nga Sali Berisha, që në atë kohë ishte President. Berisha ka kërkuar shkarkimin e saj nga çështja Partizani për konflikt interesi dhe se ka fshehur para komisioneve të Vettingut faktin që është shkarkuar në vitin 1996 për paaftësi dhe mungesë profesionalizmi.
©Copyright VoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.