Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të fëmijëve!

21 Shkurt 2024, 10:51Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tenderi: Bashkia Librazhd

Bashkia e Librazhdit do të blejë 37 milionë lekë të vjetra mish për vitin 2024 në kopshte dhe çerdhe.

Fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia e Librazhdit dhe tenderi është zhvilluar me 7 shkurt 2024.

Tenderi në fjalë ka si numër reference REF-93770-01-25-2024 dhe objekti i tij është “Furnizim me mish për vitin 2024”.

Fondi limit është caktuar në vlerën 3,105,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 37 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Në dokumentacionin përkatës të kësaj procedure prokurimi, duket qartë abuzimi i madh që është kryer me blerjen e mishit.

Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të

Rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm një subjekt i cili ka ofruar të njëjtën vlerë identike sa fondi limit i tenderit dhe ky tender eështë publikuar me flamur të kuq.

Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të

Fituesi i këtij tenderi është Irdi Gega i cili ka fituar me vlerën e ofruar prej 3,024,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 37 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të

Mjafton një krahasim i thjeshtë shifrash për të vënë re se kjo ofertë është thuajse sa 100% e fondit limit.

Ndërkohë nëse i hedhim një sy objektit të veprimtarisë së personit fitues, vihet re se, Irdi Gega, ofron shërbime të ndryshme që nga ushqimi, farmacia e deri te shërbimet funerale.

Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të

Por problemet nuk mbarojnë me kaq, fituesi i këtij tenderi është djali i Drejtorit të Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Librazhd, Agron Gega, kjo faktohet dhe nga ILDKP. 

Bashkia e Librazhdit i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të

Tenderat me “flamur të kuq” si në këtë rast, kanë risk për klientelizëm, duke qenë se janë skualifikuar të gjithë operatorët ekonomikë në garë, përveç fituesit ose kur ka vetëm një operator konkurues.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video