Mijëra tonë mish pule i importuar dhe infektuar me salmonelë dyshohet se është hedhur në treg nga një prej kompanive më të mëdha të importit të këtij produkti në vend, ndërsa superskandali përfshin edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që po përpiqet ta mbajë të fshehtë këtë fakt.
Burime të Voxnews.al thonë se dërgesa ka hyrë në vend ditët e fundit dhe importi është bërë nga Amerika.
Sipas burimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë mostra për analiza në doganë dhe i ka dërguar në laboratorët e vet.
Rezultatet janë vonuar disa ditë dhe në këtë periudhë, kompania importuese e ka tërhequr mallin dhe e ka hedhur për shitje në treg.
Testimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit rezultuan pozitive gjatë testimit të mishit të pulës për infektim me salmonelë.
Burimet bëjne me dije se bëhet fjalë për tonelata nga ky produkt që po konsumohet çdo ditë nga qytetarët, teksa AKU bën një sy qorr e një vesh shurdh përballë këtij skandali.
Voxnews.al po ndjek rastin dhe në shkrimet vijuese do të sjellë të tjera detaje në lidhje me kompaninë, vendin e saktë nga ku është importuar produkti dhe të dhëna të tjera që lidhen me këtë skandal.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.