Kompania ajrore “Wizz Air” vazhdon akoma me vonesat dhe anullimet e fluturimeve të saj dhe shumë raste të tjera për moszbatim të orareve të cakturara, ku për shkak të vonesës së fluturimeve qytetarët presin me orë të tëra brenda në avion.
Vonesat me kompaninë “Wizz Air” janë bërë tani të përditshme dhe po prekin gjithmonë e më shumë qytetarë. Gazetari i njohur Enver Robellli me anë të një postimi në facebook shkruan se WizzAir ka anulluar fluturimin nga Baseli në Prishtinë pa asnjë paralajmërim.
Ai shton më tej në postimin e tij se kampania ka lënë në aeroport qindra udhëtarë. Fluturimi i paraparë për 15:50, sipas udhëtarëve, është anuluar pa asnjë paralajmërim, shkruan gazetari i njohur.
Postimi i gazetarit:
WizzAir anulon fluturimin nga Baseli në Prishtinë pa asnjë paralajmërim. Dhe i lë në aeroport qindra udhëtarë. Kështu raportojnë vetë udhëtarët nga aeroporti i Baselit. Fluturimi i paraparë për 15:50, sipas udhëtarëve, është anuluar pa asnjë paralajmërim.
Tani në tabelën online të nisjeve nga Baseli theksohet se fluturimi është anuluar. Edhe në webfaqen e aeroportit të Prishtinës njoftohet se fluturimi W67788 nga Baseli është anuluar.
Nuk ka asnjë shpjegim se kur do të jetë fluturimi i radhës, tregojnë udhëtarët. Ka të tillë që ankohen se për herë të tretë po u anulohet fluturimi. Autoritetet e Kosovës dhe ato zvicerane duhet urgjentisht të ndërmarrin masa kundër kësaj kompanie ajrore të papërgjegjeshme.
Marrë nga faqja personale e facebook të gazetarit Enver Robelli