
Prej disa ditësh, në Shqipëri është duke u diskutuar liria e medias, pas publikimit të raportit të përvitshëm të Reporterëve pa Kufij.
Opozita akuzon Ramën, se ka kapur gjithë mediat.
Rama nga ana tjetër, thotë se liria e medias në Shqipëri është në kulmin e saj, sepse në televizione dhe portale shfaqet më shumë opozita se mazhoranca.
Pra sipas tij, fakti që në TV na shfaqet nga mëngjesi në darkë Sali Berisha, do të thotë se kemi liri të medias.
Kuptohet, ky është një keqkuptim i madh për lirinë e medias, që duan t’ia shesin edhe popullit.
Liri e medias, është jo të kesh liri të nxjerrësh nga mëngjesi në darkë, Saliun dhe Edin.
Liri është të kesh mundësinë të denoncosh skandalet e tyre.
Tani sa televizione të mëdha, kanë lirinë p.sh të denoncojnë aferat korruptive të Qeverisë?
Kur keni parë për herë të fundit, ndonjë investigim për korrupsionin e Qeverisë, nga televizionet kombëtare?
Në cilat nga televizionet e mëdha apo portalet kryesore në Shqipëri, qoftë ato që mbështesin Qeverinë, qoftë ato që mbështesin opozitën, keni parë apo lexuar ndonjë denoncim për oligarkët?
Nëse doni të flisni për lirinë e medias, nuk është sa herë del në TV, Sali Berisha apo Edi Rama.
Por sa herë mediat janë të lira të shkruajnë për afera korruptive apo të bëjnë vetë investigime, jo thjesht të raportojnë kë arreston apo kë po heton SPAKU.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016