Pse socialistët nxituan ta quajnë akt terrorist, aksidentin e Durrësit?

4 Maj 2026, 16:53Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas aksidentit të rëndë të një dite më parë në Durrës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruajti në rrjetet sociale, se kemi të bëjmë me një akt terrorist.

Pas tij, me radhë gjithë deputetët e Partisë Socialiste, si të kishin marrë urdhër, postuan të njëjtën gjë, se kemi të bëjmë me një akt terrorist, jo me një aksident dosido.

Edi Rama nga ana tjetër, iu bënte thirrje mediave të tregoheshin të përmbajtura me ato që postonin.

Pse pse duan ta quajnë këtë aksident të rëndë, si akt terrorist?

Nuk është e vështirë të kuptohet.

E para, se kanë zhdukur çdo ambient publik, fushat sportive, ambientet para pallateve dhe çdo hapësirë tjetër, për të ngritur kulla dhe pallate.

Dhe fëmijët detyrohen të luajnë trotuareve.

E dyta, sepse duan të mos flitet dhe për përgjegjësinë e shtetit, që lejon kamikazë të tillë të lëvizin lirshëm, edhe pse banorët e zonës ishin ankuar disa herë për të.

Është fakt, që në Shqipëri, të fortët bëjnë ligjin dhe shteti i toleron.

Dhe pasojat pastaj, janë ato si të Durrësit, ku vriten fëmijë të pafajshëm.

Ndaj dhe flasin për terrorizëm.

Nuk duan që njerëzit të llogjikojnë dhe të çojnë gishtin tek plaga e vërtetë.

Thjesht duan ta kanalizojnë urrejtjen veç tek një njeri, duke e quajtur terrorist atë 57-vjeçarin, që në fakt, është pasoja e keqqeverisjes, jo shkaktari i së keqes që ka shkaktuar këtë vend.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video