
Në intervistën e tij për Sidorela Gjonin, deputeti socialist Erion Braçe, e pranoi se disa gjëra të thëna nga Elisa Spiropali, janë të drejta dhe qendrojnë.
Madje, sipas tij, edhe për Ramën qendrojnë.
“Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë.
Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar”, tha Braçe.
Pra, edhe Rama e di, që Spiropali ka të drejtë për disa kritika që bën.
Por pse do kryeministri dhe kryesocialisti Rama, që Spiropali të heshtë dhe të mos flasë asnjë fjalë, as brenda vetë Partisë Socialiste?
Nëse ajo ka të drejtë për disa shqetësime që ngre, pse duan ta heshtin?
Normalisht, vetë Rama duhej të ishte njeriu më i interesuar, që të korrigjoheshin gjërat që nuk shkojnë mirë brenda PS-së.
Vetëm se problemi nuk është këtu!
I gjithë inati dhe mllefi i Ramës, nuk është pse flet Spiropali.
Por pse ajo e sfidoi për Belinda Ballukun, duke mos pranuar që të bëhet fasadë e një zv.kryeministre të kapur në afera, për të cilat Rama ka vendosur të vërë në dispozicion partinë për ta mbrojtur.
Këtu është i gjithë mllefi i Ramës me Spiropalin, aq sa është gati ta përjashtojë.
Sepse në betejën që ka nisur me drejtësinë, për rastin Balluku, ai i do të gjithë ushtarë pas vetes.
Gjë që me Spiropalin nuk ndodhi.
Ndaj dhe e ka shpallur publikisht armike, pasi nuk mund të mbështetet tek ajo, në betejën me drejtësinë, që në të ardhmen mund të jetë edhe më e egër, nëse fjala vjen, një ditë thirret edhe ai në dyert e SPAK.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016