Foto/ Misteri i dy grave muxhahedine që ftonin fëmijët të futeshin në furgon, ja si qëndron e vërteta!

21 Prill 2026, 12:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë

Një lajm i disa ditëve më parë ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve në hapësirat publike.

Disa gra të mbuluara me shami ishin parë duke iu afruar fëmijëve që dukeshin të pashoqëruar nga të rritur.

VoxNews ka mësuar se këto dy gra ishin pjesë e grupit të muxhahedinëve iranianë të vendosur në Manëz.

Burime për VOX News nga Policia e Shtetit thanë se ka nisur verifikim i tyre, sipas policisë ende nuk ka asnjë kallëzim nga prindër të fëmijëve. 

Foto/ Misteri i dy grave muxhahedine që ftonin fëmijët të
FOTO e marrë nga video që bëri lëmsh rrjetin

Nga ana e policisë po hetohet edhe një pistë tjetër që dyshohet se po bëhet fushatë për denigrimin e muxhahedinëve.

Kjo shihet edhe në lajmet e mediave iraniane ku publikojnë lajme kundër muxhahedinëve.

Gazeta feraghnews shkruan se MEK-u po kërkon të rrëmbejë fëmijë për t’i rekrutuar në organizatën e tyre dhe në këtë situatë, policia dhe institucionet përkatëse nuk duhet të heshtin përballë shqetësimeve që prekin drejtpërdrejt fëmijët.

Foto/ Misteri i dy grave muxhahedine që ftonin fëmijët të
(Feragh News)

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga kampi Ashraf 3 në Manëz. 

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video