Ndodh në Tiranë/ Denoncimi në VOX News: Polici i Rrugores nuk njeh targat e huaja dhe gjobit qytetarin në Berat!

21 Prill 2026, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto: Polici Leandro Sinani duke firmosur gjobën në Tiranë

Një denoncim ka mbërritur në VOX News nga një qytetar në Tiranë për një shkelje dhe abuzim nga Policia Rrugore e Tiranës.

Në ankesën e tij ai shkruan se një polic rrugor i Tiranës, i quajtur Leandro Sinani i ka vënë padrejtësisht një gjobë prej 20 mijë lekësh të rinj (200 mijë lekë të vjetra) një qytetari në Berat, pasi ka ngatërruar targën e automjetit.

Nga fotot e derguara në redaksi, një automjet me targa të huaja është ndaluar një ditë më parë në Tiranë.

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi në VOX News: Polici i Rrugores nuk
Polici Leandro Sinani duke firmosur gjobën

Në vend që masa administrative t’i vendosej drejtuesit të mjetit me targa të huaja, polici rrugor Leandro Sinani ka gabuar duke regjistruar targën si shqiptare.

Bëhet fjalë për targën AA574FI, e cila i përket një automjeti në Berat.

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi në VOX News: Polici i Rrugores nuk
Gjoba prej 20 mijë lekësh të rinj (200 mijë lekë të vjetra)

Në realitet, mjeti i ndaluar ka qenë me targa të huaja (sllovake), por për shkak të ngjashmërisë së tyre me formatin shqiptar, polici ka ngatërruar shtetin e regjistrimit.

Si pasojë, gjoba është vendosur ndaj një qytetari në Berat, i cili nuk ka qenë fare i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka lidhje me shkeljen.

Kjo tregon paaftësinë e Policisë Rrugore në Tiranë, në mes të kryeqytetit, ku përgjegjshmëria duhet të jetë maksimale, dhe jo të bëhen shkelje të tilla. 

Në dokumentin e siguruar nga VOX News, rezulton se shkelja lidhet me mosrespektimin e sinjalistikës rrugore, ndërsa masa është vendosur në mënyrë automatike mbi bazën e targës së regjistruar gabim.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video