Pse është e pamundur të sfidohet Sali Berisha, në PD?

1 Maj 2026, 15:08Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sapo u bë publike kandidatura e Mereme Selës, për kreun e Partisë Demokratike, analistë të majtë e të djathtë, e quajtën qesharake.

Kjo, pasi bëhej fjalë për një personazh që deri më dje, nuk kishte dëgjuar asnjeri për të.

Të paktën, për përfshirje në politikë.

Në PD me sa duket e kuptuan gafën dhe efektin boomerang që shkaktoi kandidatura e saj dhe sot e tërhoqën.

Por zhurma që u bë këto 24 orë, fillimisht për kandidaturën e saj dhe pastaj pse nuk u lejuan të kandidonin përballë Berishës, Salianji, Kokalari apo një avokate me mbiemrin Balliu, është pa sens.

Sepse e tillë do të ishte gara përballë Sali Berishës.

Për sa kohë ai do të jetë në Partinë Demokratike, nuk mund ta sfidojë dot askush.

Kur nuk e bëri dot Lulzim Basha, që kishte partinë, deputetët dhe gjithçka tjetër me vete, nuk mund ta bëjë dot njeri tjetër.

Fakt është, se PD identifikohet me Sali Berishën dhe e ka lidhur fatin me të.

Ka edhe fuqinë ekonomike dhe mediatike, siç u pa në betejën kundër Lulzim Bashës.

Dhe ata që janë në PD, e dinë shumë mirë këtë gjë dhe ndaj nuk dalin ta sfidojnë.

Ata që e bëjnë, janë figura pa peshë, që duan të faktorizohen mediatikisht.

Se për garë në PD, as që bëhet fjalë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në fakt!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video