Prapaskenat e luftës së egër mes socialistëve në Qarkun e Gjirokastrës, që solli dhe reagimin e Ramës

7 Maj 2026, 17:39Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Qarkun e Gjirokastrës, kë dalë në sipërfaqe një luftë e egër që ka nisur prej kohësh mes drejtuesve socialistë.

Luftë që ka sjellë edhe reagimin e Edi Ramës, i cili në takimin e fundit në Gjirokastër, sulmoi ashpër Tërmet Peçin.

Por çfarë ka ndodhur dhe po ndodh mes socialistëve në Qarkun e Gjirokastrës?

Gjithçka nisi që në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të majit.

Mirela Kumbaro, drejtuese e Qarkut, raportohet se ka qenë kundër kandidimit të Tërmet Peçit.

I preferuari i saj ka qenë Piro Dhima.

Dhe bashkë me Flamur Golemin, Kumbaro ka punuar me të gjitha mjetet pro Dhimës dhe kundët Tërmet Peçit.

Aq sa thuhet se lajmin për një video erotike me një punonjëse të Bashkisë së Këlcyrës, Tërmet Peçit ia nxorrën pikërisht këta.

Por Tërmet Peçi rezultoi efektiv në terren, dhe arriti që të zgjidhet deputet, pavarësisht luftës që i bënë të vetët.

Vetëm se Tërmet Peçi duket se nuk e harroi atë që i bënë.

Dhe për këtë, thuhet se u hakmorr, duke nxjerrë lajmin për infektimin me SIDA të Flamur Golemit.

Të gjitha këto tashmë kanë arritur në veshin e Edi Ramës, që dy ditë më parë shpërtheu ndaj Tërmet Peçit.

Nuk dihet se si do të vazhdojë ky konflikt, por mbledhja e dy ditëve më parë tregoi se grupi Kumbaro-Golemi-Dhima, janë për momentin, më të fortë se Tërmet Peçi, pasi kanë mbështetjen e vetë Edi Ramës. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video