Një redaksinë e VoxNews ka mbërritur një denoncim për Doganën e Përgjithshme, ku ngrihen dyshime mbi mënyrën se si po zhvillohen konkurset nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike (DAP).
Sipas denoncueses, në disa shpallje rezultojnë të kualifikuar persona të përfshirë më herët në skandale, hetime administrative apo çështje të lidhura me kontrabandën, ndërsa punonjës me eksperiencë skualifikohen për arsye minimale formale.
Punonjësja, e cila prej 12 vitesh shërben në administratën doganore, ngre akuza se proceset e konkurrimit po humbin besueshmërinë dhe po kthehen në procedura të mbyllura, ku favorizohen persona të caktuar dhe ku meritokracia vihet seriozisht në dyshim.
Në disa konkurse rezultojnë vetëm 1 ose 2 kandidatë të kualifikuar.
Kjo, sipas saj, ngre dyshime të forta se kriteret mund të jenë hartuar në mënyrë selektive, duke kufizuar konkurrencën reale dhe duke favorizuar emra të përcaktuar paraprakisht.
“Në praktikë, kriteret shumë të ngushta apo skualifikimet formale mund të kufizojnë ndjeshëm numrin e kandidatëve, duke ngritur pikëpyetje mbi hapjen e vërtetë të konkurseve dhe zbatimin e parimit të meritokracisë”, thuhet në denoncim.
Emra të përfshirë në skandale dhe nepotizëm:
Shpallja 7587 – Përgjegjës Turni në Sektorin e Vlerës në Qendër. Në këtë shpallje, sipas denoncueses, figuron Flobenc Guxho.
Për Flobenc Guxhon pretendohet se ka qenë i përfshirë në çështje që lidhen me shpërdorim detyre dhe dyshime për kontrabandë mallrash.
Për pozicionin Përgjegjës Turni në Sektorin e Vlerës në Qendër, figuron ndër kandidatet e kualifikuar edhe Donald Dikollari, i pezulluar më herët për shkelje etike dhe nën hetim administrativ.
Shpallja 7588
Sipas denoncimit, në këtë shpallje rezulton i kualifikuar Theodhor Naçi, i përmendur në raportime mediatike lidhur me hetimet e operacionit “Rinas Ekspres” për kontrabandë mallrash.

Shpallja 7608 – Specialist në Sektorin e Procedurave Doganore
Në këtë shpallje është kualifikuar M. V, për të cilën denoncuesja ngre dyshime mbi konfliktin e interesit dhe mungesën e transparencës lidhur me verifikimin e figurës.
Sipas denoncimit, punonjës të administratës doganore që kanë vite eksperiencë skualifikohen shpesh për mungesa të vogla formale në dokumentacion, ndërkohë që në raste të tjera pranohen kandidatura të personave me problematika të mëparshme administrative ose hetimore.
“Kjo krijon një ndjesi të fortë padrejtësie dhe mungesë barazie në konkurrim”, shkruan denoncuesja.
Denoncuesja kërkon transparencë të plotë mbi procedurat e ndjekura, publikimin e kritereve reale të vlerësimit dhe një hetim të pavarur mbi mënyrën se si po zhvillohen konkurset në administratën doganore.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016