Për herë të parë gara në zgjedhje zhvillohet për vendin e dytë dhe të tretë. Basha në Dibër për të mundur Shtëpinë e Lirisë

3 March 2022, 18:17Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për herë të parë gara në zgjedhje zhvillohet për
Basha sot ne Diber

Kishte rënë në sy që Sali Berisha kishte shkuar disa herë në Dibër që prej shpalljes së datës së zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha asnjë herë.

Por të vetët (Xhelal Mziu&Co), sidoqoftë, duket se kanë punuar, pasi në takimin e vetëm që Basha ka planifikuar atje, pati një organizim eficent.

Për herë të parë gara në zgjedhje zhvillohet për
Mitingu i PD ne Diber

Numri i njerëzve nuk ishte kushedi se çfarë i madh, jo më shumë se 250 vetë, por organizimi ishte spektakolar.

Basha ka hyrë në mënyrë triumfale në Dibër, me krerët e PD-së lokale atje në të majtë e në të djathtë, duke pushtuar të gjithë gjerësinë e rrugës kryesore të qytetit.

Ai kishte veshur një fanellë golf, një kostum gri që e vishte për herë të parë, dhe një pallto të zezë që i mbërrinte deri sipër gjunjëve.

Për herë të parë gara në zgjedhje zhvillohet për
Basha ne Diber

Sipas sondazheve serioze gara si për Dibrën ashtu dhe për pesë bashkitë e tjera bëhet për të zënë vendin e dytë, pasi socialistët duken në avantazh në këto zgjedhje për shkak të përçarjes së PD-së-raporton Vox News.

Këto janë zgjedhjet e para në historinë e pluralizmit në Shqipëri që gara më e fortë është për vendin e dytë dhe të tretë.

Për herë të parë gara në zgjedhje zhvillohet për
PD fushate ne Diber

Basha e ka sfidë të rëndësishme, pasi nëse do të dilte i treti do të duhej të largohej nga partia, ndërsa Berisha nëse del i treti i jep fund shpresave të një rimëkëmbje pas marrjes ‘non grata’ nga amerikanët.

 

 



Video