
Nga Anila Hoxha
1) A e mbani mend që pas sulmit ndaj medias Top Channel , ndodhur një vit më parë autoritetet kanë dhënë dhjetra deklarata duke premtuar se janë fare pranë afër zbardhjes?
Deri tani gënjeshtra !
E vërteta është se atentati terrorist, i pari i këtij lloji ndaj një mediaje në vend dhe i klasifikuar kështu zyrtarisht, ende nuk ka autorë konkretë .
Pra , nuk ka asnjë të akuzuar zyrtarisht.
Dhe një krim i pazbardhur ndaj medias , është një plumb i pa shkrepur ende në trupin e çdo gazetari, cdo punonjësi të medias.
2) A e mbani mend se pas vrasjes se Pal Kolës nga njëri prej plumbave të nxjerrë nga armët kallashnikov, fillimisht autoritetet tentuan të fusnin në rrugë qorre hetimin. Pak orë pas ngjarjes hodhën versionin jo zyrtar se mund të kishte lidhje me konfliktet private të viktimës.
48 orë me pas u pranua që po gënjenin !!
E vërteta e pranuar: u zbrazën armë në selinë qendrore të Top Channel, në një institucion ku punohet pandëprerë .
Ku u vra njëri ndër ne, dhe shumë të tjerë u rrezikuan
3 ) A e mbani mend shpërblimin prej 100 mijë euro për këdo qe ka informacion për autorët?
Vazhdon të jetë në fuqi .
E vërteta është se pak shpresë ka që dikush që mund të ketë një copëz informacioni të kuptojë se u qëllua me armë zjarri edhe ndaj të vërtetës së tij, të marrë telefonin dhe të tregojë një gjurmë .
4). Një akt terrorist , imtësisht i sofistikuar . Për të mbjellë frikën e për të sjellë heshtjen , që siç e quajnë eskpertët e komunikimit shkakton chilling efect.
Sidoqoftë , koha ka treguar se askush nuk ja ka dale mbanë të vrasë një media.
Top Channel është mision !
Sepse Henry Anatole Grunwald shkruante : Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë: ky është virtyti dhe faji i saj më i madh