‘BOMBA’ nga Italia për kryebashkiakun socialist, Edison Memolla i përfshirë në transaksionin 1 milion euro! (Kërkesa për SPAK)

22 Mars 2024, 11:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edison Memolla

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është në gjyq nga SPAK bashkë me tre persona me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, sipas SPAK ai ndikoi te i akuzuari tjetër Xhamani, elektricist për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

Por telashet për kryebashkiakun, Edison Memolla duket se nuk kanë të mbaruar, pasi ministria e Drejtësisë italiane, në një shkresë zyrtare prej 10 faqesh, i ka kërkuar SPAK-ut që të kryejë hetime dhe verifikime të thelluara, sipas weblajm.

Me mbërritjen e kësaj kërkese, SPAK ka nisur nga puna për të zbuluar nëse Memolla ka apo jo lidhje me një grup kriminal, që merret me trafikun e drogës, dhe pastrim parash, nga të afërmit e tij, që kanë dhe aktivitete në fushën e biznesit.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Peruxhias ndërsa kompania e ndërtimit e përdorur për transaksion rezulton në qytezën e Nocera Umbra.

Memolla ka jetuar prej disa vite në Itali, ndërsa familja e tij disponon edhe një kompani ndërtimi në Umbra nga e cila është kryer edhe transaksioni prej 1 milion eurosh.

Por pala italiane kërkon hetim të thelluar për këtë transaksion, dhe për të verifikuar rolin e plotë të vetë Memollës.

Video