Mashtrimi i Kryemadhit, personat që denoncon janë dënuar, ndërsa nuk guxon të përmend oligarkët që kanë përfituar

14 Korrik 2022, 13:17Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi

Zonja e Parë e vendit, Monika Kryemadhi ka disa javë që denoncon studio më studio një skemë abuzive me fatura fiktive nga disa kompani.

Sipas zonjës Kryemadhi janë 189 milionë dollarë që janë bërë me fatura fiktive.

Gjithashtu, ajo ka publikuar dhe disa kompani si të përfshira në këtë skemë, ku në sy bien familjet Ymeraj, Murati, Frangaj etj.

Për ta plotësuar denoncimin e vet, ajo ka nxjerr dhe disa pleq fatkeq që iu është përdorur emri, madje ndonjë rast janë përfshirë edhe persona të vdekur.

Sa më lart zonja Kryemadhi ka të drejtë. Pasi është e vërtetë që ka shumë kompani që kanë abuzuar me faturat. Ku mes tyre përfshihen shumë firma ndërtimi, të cilët për të argumentuar shpenzimet e paqena kanë bërë fatura fiktive.

Por e vërteta nuk është vetëm kaq. Por është shumë më e rëndë se kaq.

Për këtë do bëjmë një shpjegim sa më të thjesht për ta kuptuar lexuesit që nuk po marrin më vesh se kush ka të drejtë.

Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash, ku janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave te mashtrimit.

Mashtrimi i Kryemadhit, personat që denoncon janë dënuar,
Kompanite e denoncuara nga Kryemadhi

Kjo ka nisur nga Hetimi Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve.

Për ta thënë me thjesht, konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së. Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanitë që i shisnin këtyre subjekteve përfitonin duke shkarkuar inventarët e tyre pranë subjekteve bashkë me TVSH ndërkohë që subjektet fiktive i shisnin kompanive blerëse produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.

Ky fenomen në Shqipëri ka filluar të shumohet pas vitit 2012. Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte.

Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë një vendim gjykate.

Një pjesë janë ende nën hetim.

Për rastin konkret, 20 subjektet fiktive që denoncon zonja Kryemadhi janë dënuar me 35 vite burg.

Po të bësh një kërkim në media me emrat e kompanive që denoncon zonja Kryemadhi rezulton se për shembull kompanitë e drejtuara nga Regan Merdani janë mbyllur dhe personi bashkë me bashkëpunëtorët është dënuar.

Mashtrimi i Kryemadhit, personat që denoncon janë dënuar,
Regan Merdani dhe bashkepunetoret e tij
Mashtrimi i Kryemadhit, personat që denoncon janë dënuar,
Lajm i Tch per arrestimin e Merdanit

 

Gjithashtu po në media mund të gjesh lehtësisht se gjykata ka dënuar: A. Zeqon me 1 vit e 4 muaj burg; A. Gushon me 1 vit burg; A. Çaçin me 8 muaj burg; B. Osmanin me 1 vit burg; D. Ramizin me 1 vit burg; D. Frangajn me 1 vit e 8 muaj burg; E. Frrokun me 1 vit e 8 muaj burg; E. Islami me 1 vit burg; G. Dedjan me 1 vit burg; G. Lahon me 8 muaj burg; K. Rrënjan me 1 vit burg; L. Jella me 1 vit e katër muaj burg; K. Memaga me 1 vit burg; L. Murati me 1 vit e 8 muaj burg; M. Ballushi me 1 vit burg; R. Bakijasi me 8 muaj burg; S. Çifligu me 1 vit burg; Xh. Lama me 1 vit e 8 muaj burg; D. Ymeraj me 6 vite e 8 muaj burg; E. Sheshi me 6 vite burg; V. File me 4 vite burg; N. Jaho me 4 vite burg; R. Shabani me 4 vite e 8 muaj burg dhe Bledar Metkon me 8 muaj burg.

Mashtrimi i Kryemadhit, personat që denoncon janë dënuar,
Lajm i SOT per denimet

 

Po të shikoni emrat më lartë dhe emrat që zonjat Kryemadhi denoncon janë thuajse të njëjtë.

Po cila është hileja që Zonja e Parë tenton të përdorë për të krijuar një mjegullnajë që mos të di askush si t’i jap drejtim?

Ajo thotë se kemi 189 milionë dollarë fatura fiktive.

Skema më lartë që ajo pretendon se është 189 milionë dollar është gjykuar në pjesën më të madhe dhe personat kanë marrë dënimin përkatës.

Mirëpo zonja Kryemadhi pretendon se nuk është hetuar e plotë.

Edhe këtu ka të drejtë, por ajo që ajo fsheh është një fakt shumë i rëndë.

Ajo nuk tregon emrat e kompanive që kanë përfituar nga kjo skemë. Nuk thotë gjithashtu se kush janë ata oligarkë që kanë bërë fatura fiktive.

Pse Prokuroria një pjesë të dosjes nuk e ka prekur, por e ka lënë të zërë pluhur.

Ditën e djeshme tha se kemi zbuluar që kompani ndërtimi kanë bërë gjithashtu evazion.

Pse nuk i përmend zonja Kryemadhi, siç përmend dhe rastin e inceneratorit?

A kemi të bëjmë me dy standarde, që mund të duket edhe si gjobë ndaj atyre që nuk i nxjerr emrin?

Pse nuk publikon qoftë dhe një faturë të vetme të inceneratorëve me këto kompani?

Pse nuk thotë sa është shifra që inceneratorët zënë në shumën 189 milionë dollarë fatura fiktive?

Sa më lart duket qartë se kemi të bëjmë me një rast abuziv me fatura fiktive që shumica janë dënuar, ndërsa ato që nuk janë prekur janë disa oligarkë, për të cilët Kryemadhi nuk iu përmend as emrin.

Denoncimi i Kryemadhit për këtë skandal të gjykuar dhe dënuar lidhet vetëm me faktin që opozitës i ka ngelur vetëm teza e inceneratorëve.

“Ujku, ujku, por çakalli po bën kërdinë”.

Kjo mund të thuhet për strategjinë e opozitës.

Siç e kemi parë çmimin e naftës, çmimin e ushqimeve, rritjen e kostos së jetesës as nuk e ka në axhendë, pa le të flasim për emrat e Kastratit, Manes, Ulajt që të jenë në fokusin e tyre.

Më poshtë disa emrat që ka denoncuar Kryemadhi dhe dënimet persecilin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video