5 vjet Presidencë/ Dekreti që rrëzoi propagandën e Metës si garant dhe mbrojtës i Kushtetutës

12 Korrik 2022, 19:45Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti ne detyre Ilir Meta

Në 24 korrik Ilir Meta përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si President i Republikës.

Ndryshe nga presidentët normalë që pas mandatit tërhiqen nga politika, ai ka premtuar se do të rikthehet te partia e tij familjare.

Por, përpara se të arrijmë te ky diskutim, Vox News ditë pas dite do të publikojë disa nga vendimet e presidentit dhe në këtë mënyrë të bëhet edhe një bilanc i punës së Ilir Metës si kreu i shtetit.

Pak ditë më parë treguam rastin flagrant kur Meta ishte i bindur se ishte shkelur Kushtetuta për ligjin ”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438 datë 28.12.1998; “Për Tatimin mbi të Ardhurat”” ku pjesë e këtij ligji parashikohej edhe shpërndarja e dividentit.

Sot të sjellim dekretin me qesharak që është miratuar nga Institucioni i Presidentit. Ai i ndërrimit të datës s zgjedhjeve. Për fat nuk pati efekt pasi mazhoranca nuk e mori për bazë.

Ilir Meta me dekretin nr.10928 më datë 05.11.2018 dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor duke caktuar datën 30 qershor 2019 si datën që do të zhvilloheshin zgjedhjet vendore.

Pasi llogaritë personale nuk i konvenonin me situatën politike vendosi të ndërmarrë hapin më absurd apo dhe më injorant në gjithë historinë e shtetit shqiptar që nga themelimi i tij duke zhdekretuar datën e zgjedhjeve që po vet kishte caktuar.

Nga një vështrim i hollësishëm i aktit që Kushtetuta i ka dhënë këtij personi në cilësinë e Presidentit, DEKRETI nr. 11199 datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit të sipërpërmendur për caktimin e zgjedhjeve Ilir Meta vendosi shfuqizimin e dekretit duke anuluar zgjedhjet për pushtetin vendor.

5 vjet Presidencë/ Dekreti që rrëzoi propagandën e
Dekreti i anulimit te zgjedhjeve

Pikërisht ky akt të cilin Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia ka mundësuar si mekanizëm për të vepruar Presidentit të Republikës Ilir Meta së bashku me këshilltarin e tij ligjor të cilin e prezantonte si gjeniun e jurisprudencës shqiptare përdhosën duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por duke dhe hedhur poshtë gjithë propagandën e tij si mbrojtës dhe garant i saj.

Ilir Meta dhe juristi me ndjekje penale i Agjencisë së Kthimit të Pronave, Bledar Dervishaj rrëzuan përtokë dinjitetin e shtetit shqiptar duke prodhuar një akt të paligjshëm i cili do të mbetet si një nga njollat më të errëta të dokumenteve të prodhuara nga presidentët e Republikës.

Ilir Meta dhe çiraku i tij e mbështetën këtë veprim në dekretin e tyre me nenet 1/3,3,4/2,15,45,86/1,92 shkronja gj, dhe nenin 93 te Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.

Për të parë se Presidenti nuk pati asnjë bazë ligjore për dekretin e tij, po përmendim me radhë nenet e Kushtetutës që janë cituar në dekret.

5 vjet Presidencë/ Dekreti që rrëzoi propagandën e
Nenet e Kushtetutes qe Ilir Meta ka permendur per dekretin e anulimit te zgjedhjeve

Të përmendësh nene të caktuara të Kushtetutës për të argumentuar një kompetencë që nuk ta jep jo Kushtetuta, por asnjë ligj tjetër i Republikës së Shqipërisë do të thotë jo vetëm injorancë juridike për dhe shkelje e saj në mënyrë flagrante.

Ilir Meta me këtë akt nuk ka turpëruar veten, por Institucionin që drejtoi këto 5 vite.

Me paturpësinë më të madhe kërkoi që këtë akt ta ligjëronte dhe në Komisionin e Venecias i cili ia rrezoi pretendimet. Sipas ekspertëve kushtetues të Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta nuk pati argumente bindëse për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve dhe se akti i tij përbën dhunim të të drejtave të njeriut.

Venecia argumentoi se çfarëdolloj akti administrativ është vështirë që të tërhiqet për shkak se sapo publikohet, ai krijon doemos pritshmëri juridike. Në rastin e zgjedhjeve, kjo do të thotë se palët pjesëmarrëse kanë nevojë të dinë me siguri se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe me çfarë kushtesh, ndërsa kjo siguri shkatërrohet në rast se data e zgjedhjeve ndryshon.

Mjafton të përmendësh këtë akt për të kuptuar si nga cilët persona është drejtuar Institucioni më i lartë i shtetit shqiptar.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video