Pse nuk i tregon faturat fiktive Kryemadhi? Kush janë emrat që nuk guxon t’i përmendë

5 Korrik 2022, 16:40Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi

Prej dy ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi po del thuajse nga mëngjesi në darkë në konferenca për shtyp dhe studio televizive për të denoncuar një dosje të evazionit fiskal me disa pleq fatkeq.

Por, deri në këto momente, denoncimi i saj duket jo serioz për qytetarët dhe i paplotë.

Kryemadhi denoncon se kompanitë që janë të regjistruara në emër të të moshuarve Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani kanë bërë evazion fiskal 189 milionë dollarë, ku 30 milionë prej tyre i përkasin tre inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.  Sipas të dhënave që janë publikuar nuk ka një pagesë të tillë të inceneratorëve.

Por, nëse i referohemi asaj që vetë deklaron zonja Kryemadhi, po 159 milionë dollarë të tjera, tek cilat kompani kanë shkuar?
Pse Kryemadhi nuk i bën publike faturat e tjera? Nëse 30 milionë dollarë kanë shkuar për inceneratorët, po 159 milionë dollarë të tjera për kë kanë shkuar?

A janë të përfshirë në këtë skemë edhe oligarkë dhe pronarë mediesh që Kryemadhi ka frikë t’u përmend emrin?

Kjo skemë që pretendon zonja Kryemadhi është shumë e vjetër dhe është bërë rëndom në Shqipëri.
Kulmin e kanë pasur kur Briseida Shehaj ka qenë në krye të Tatimeve.

Nga një informacion që i ka ardhur në dorë, Kryemadhi ka bërë selektimin dhe ka nxjerrë vetëm faturat e inceneratorëve, por nëse ajo mendon vërtet për interesin e shqiptarëve, ashtu siç pretendon, le ta bëjë denoncimin e plotë dhe jo vetëm një çerek të dokumenteve. Kompania e inceneratorëve vetë e mohoi se ka lidhje me këtë denoncim, por këtë do e vërtetojë SPAK.

Çfarë halli ka Kryemadhi që nuk i bën publike faturat e tjera të evazionit fiskal?

A mos ndoshta pjesë e kësaj skeme evazioni fiskal del dhe ndonjë familjar i bashkëpunëtorëve të saj?

149 milionë dollarë është një shumë më e madhe së sa 30 milionë dollarë dhe shqiptarët duan të dinë se në xhepat e kujt kanë shkuar këto para dhe se kush fshihet pas kompanive në emër të pleqve fatkeq.

Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani janë dy qytetarë të cilët as e dinë se kush i ka futur në atë skemë, as kanë përfituar gjë dhe as janë fajtorë.

Video