Një media shumë e madhe "opozitare" e Belinda Ballukut dhe e kullave, kanë shpërndarë një lajm sikur Blendi Gonxhe është larguar nga Dibra si drejtues politik për të zëvendësuar Erion Veliajn në Tiranë.
Por sipas web lajm, e vërteta është ndryshe nga sa pretendojnë këto media, sepse Gonxhe prej muajsh ka qënë konflikt të hapur dhe frontal me Belinda Ballukun për drejtimin e qarkut të Dibrës.
Gonxhe e mori këtë detyrë politike më pak se 2 muaj më parë, kohë kur Kryesocialisti Rama ndau përgjegjësitë dhe nisi zyrtarisht “lojën” për të fituar betejën elektorale në 2025.
Para Gonxhes në Dibër ishte zv.Kryeministrja Belinda Balluku, ose ish eprorja e Gonxhes kur drejtonte Drejtorinë e Targave.
Pasi Belinda shkoi në Fier ia dorëzoi stafetën Gonxhes. Ai u prezantua prej saj më 8 shtator 2024 para socialistëve dibranë.
Numri dy i qeverisë deklaroi se Gonxhe ishte "dibrani i mirë" dhe do të drejtonte tashmë qarkun verior.
“Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira. Një tjetër dibran do e marrë stafetën për të drejtuar qarkun e njerëzve punëtorë, e njerëzve të mençur", shkruante Balluku asokohe.
Por përse Dibrani s'ia doli dot?
Shkak mësohet se kanë qenë disa përplasje të ndodhura në organizimin e brendshëm të PS, Dibër.
Gonxhja i ndodhur në këto kushte ka kërkuar të kontribuojë në Tiranë, qarkun në të cilën PS luan politikisht për 37 mandate.
Gonxhe s'është i vetmi që u largua në pak kohë nga Dibra. Më herët u largua dhe Ulsi Manja, për t'i lënë vendin Ballukut. Gonxhe s'mundi dot që në 60 ditë të drejtojë ekipin dhe në këtë moment, u vendos ndërrimi i “trajnerit”.
Qarku i Dibrës ka 5 mandate, ku PS përllogarit të fitojë maksimumi 3 të tillë.
Veliaj vijon të mbetet drejtues qarku në PS për Tiranën si dhe kryetar i kësaj partie.
Pjesë e ekipit të tij janë Kryeparlamentarja Elisa Spiropali me rajonin Rrogozhonë Kavajë, Manastirliu me Kamzën ndërsa Gonxhes i është lënë Kombinati.
PS e Kombinatit njihet edhe si ish bastioni i Saimir Tahirit kur ai drejtonte PS, aty mori mandatin e tij dhe u bë Ministër i Brendshëm në kabinetin Rama./WebLajm