"Jep dorëheqjen, nëse s’e bën dot", denoncimi në VoxNews ndaj drejtoreshës së Metrologjisë: Presion dhe klimë frike në punë!

13 Maj 2026, 16:51Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtoria e Përgjithshme të Metrologjisë

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e VoxNews për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, nga ku janë regjistruar largime dhe dorëheqje të shumta të punonjësve. Kjo situatë ka nisur pas emërimit të drejtoreshës së përgjithshme, Alkida Llakaj.

Sipas denoncimit, klima në institucion është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa drejtuesja akuzohet për sjellje arrogante, presion ndaj stafit dhe krijim të vazhdueshëm të vakancave në administratë.

Largimet janë intensifikuar pas konfirmimit të emërimit të saj në krye të institucionit, ndërsa ngrenë dyshime se vakancat po përdoren për emërime të reja në funksion të interesave politike dhe elektorale.

“Presioni për largimin e pjesës tjetër të stafit vazhdon. Sapo paraqitet një vështirësi në punë, përgjigjja është: ‘Jep dorëheqjen, nëse s’e bën dot’”, thuhet në denoncim.

Punonjësit pretendojnë se ndihen të demoralizuar dhe të pasigurt për vendin e punës, ndërsa ankesat e tyre, sipas tyre, janë shpërfillur vazhdimisht.

Në reagimin e tyre, ata ngrenë edhe pyetjen publike ndaj drejtoreshës së Përgjithshme: “Pse ka kaq shumë largime nga puna që prej emërimit tuaj si drejtoreshë e përgjithshme, krahasuar me gjithë periudhën që nga themelimi i institucionit?”

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë apo nga vetë Alkida Llakaj lidhur me këto pretendime.

Denoncimi i plotë:

Ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise doreheqjet pergjate 2025 kane qene masive.

Filluan qe kur u konfirmua qe do vinte drejtoresha e pergjithshme Alkida Llakaj, pasi brenda strukturave te PS vetem per kete gje mbahet, si dhe per sjelljen e saj arrogante dhe cnjerezore.

Emerimi i saj u be ne menyre qe ajo te krijonte sa me shume vakanca ne kete drejtori, te ciles PS do i duhen gjate fushates, pasi ne kete menyre mori ne nje kohe rekord edhe statusin e TND.

Familjaret e saj te perfshire ne boten e krimit ofrojne mbeshtjetje shume te madhe ne strukturat e PS. Dhe zonja ne fjale e mori shperblimin e saj, kuptohet duke fituar me "meritokraci" TND.

Por eshte e pakenaqur me kaq pasi presionet per largimin e pjeses tjeter te stafit vazhdojne.

Sapo i paraqet nje veshtiresi pune, pergjigja eshte "jep doreheqjen, nese se ben dot."

Te gjithe varen nga ajo rroge. Por drejtoreshes nuk i ben pershtypje, se ate rroge e shpenzon per 5 minuta. Se di cfare do te arrije zonja drejtoreshe. Ankesat qe jane bere jane shperfillur vazhdimisht.

Shpresa e fundit qe ishte tek media humbi, pasi dhe ate e ka blere. Nenpunesit jane te demoralizuar dhe te nenshtruar. Cdo dite mendojne qe eshte dita e fundit e punes.  Asnje nuk flet per te.

Kaq e mbrojtur eshte kjo zonje?

A mund ti drejtoni nje pyetje zonjes drejtoreshe: pse ka kaq shume largime qe kur eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme, krahasuar me gjithe periudhen qe kur eshte themeluar drejtoria?

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video