VoxNews ka siguruar pamjet pas vrasjes së 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi në lagjen Shkozë të Tiranës.
Siç duket nga pamjet e mëposhtme, viktima është i shtrirë në rrugë dhe shokët e tij përpiqen ta ndihmojnë.
Por fatkeqësisht Aurelio Dervishi, 18 vjeç humbi jetën pas sherrit me disa djem të tjerë.
Pamje të siguruar nga VoxNews:
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit.
Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit.
Polica ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.